Juve refuzoi ofertën e Bayernit për Vidal
Juventusi besohet se ka refuzuar një ofertë marramendëse për mesfushorin Arturo Vidal, i cili së fundmi ka shkëlqyer për kampionin e Italisë. Bayerni i Munichut besohet se ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme prej 30 milionë eurosh për Vidal, mirëpo është Juventusi që automatikisht e ka refuzuar.
Bavarezët po kërkojnë që të kthejnë Arturo Vidalin në Bundesliga pas shkëlqimit të tij me Bayer Leverkusenin dhe duke marrë parasysh vullnetin e kilianit për t’u kthyer në Gjermani edhe për verës nuk përjashtohet një transfer i tij. /Telegrafi/