Juve të huazojë Sanchezin?

23:28 / 18.04.2013

Juventusi është duke përgatitur ofertë për anësorin e Barcelonës, Alexis Sanchez.

Sport shkruan se Juventusi dëshiron t’i propozojë Barcelonës një huazim sezonal me mundësinë e transferimit të përhershëm të lojtarit gjatë verës së vitit 2014.

Juventusi është i gatshëm të paguajë 5 milionë euro për një transferim të përkohshëm 12-mujor me mundësi për ta bërë transferimin e përhershëm për 20 milionë euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.