Juve, ultimatum Bilbaos për Llorenten

18:55 / 16.01.2013

Drejtuesit e Juventusit i kanë dërguar Atletico Bilbaos ofertën e fundit prej katër milionë eurosh për sulmuesin Fernando Llorente.

Bianconerët të mërkurën ia kanë të dërguar klubit bask ofertën përfundimtare të tyre që kap shifrën fillestare prej katër milionë eurosh dhe një bonus prej 300.000 eurosh nëse Juve arrin ta mbrojë titullin.

Bardhezinjtë i kanë dhënë ultimatum Bilbaos që të vendosin deri të premten. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.