Juventusi nuk dorëzohet për Lisandro Lopezin

21:12 / 23.01.2013

Juventusi nuk e ka ndërmend që të dorëzohet për sulmuesin e Lyonit, Lisandro Lopez.

Kampioni i Italisë është shprehur jashtëzakonisht i interesuar për transferimin në formë huazimi të argjentinasit, por oferta e tyre është refuzuar më shumë se një herë nga klubi francez.

Është presidenti i Juves, Andrea Agnelli, ai që tani e ka telefonuar personalisht homologun e tij, Jean Michel Aulas për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm.

Oferta e Juventusit është 2 milionë euro për huazim deri në qershor dhe 7 milionë të tjera për blerje komplete të kartonit pas përfundimit të huazimit.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.