Kaka e ruan vendin në kombëtare
Trajneri i Brazilit e ka bërë publike skuadrën e tij për ndeshjen e muajit të ardhshëm ndaj Kolumbisë.Në përfaqësuese do të luajë edhe mesfushori i Real Madridit, Kaka, i cili bëri paraqitje të mira në ndeshjet e fundit pas kthimit të tij në kombëtare (ku nuk kishte luajtur që nga Kampionati Botëror 2010).
“Kombinimi i Oscar dhe Kaka na jep më shumë variacione taktike. Ishim shumë të kompletuar në ndeshjet e fundit”.
“Nuk duhet të mendosh vetëm për fazën sulmuese të skuadrës. Jemi të mirë në rikthimin e topit dhe për ta bërë këtë nevojitet angazhimi i të gjithëve, duke përfshirë edhe Oscarin dhe Kakan”, u ka thënë Menezes gazetarëve.
Skuadra e plotë:
Portierë
Diego Alves (Valencia)
Jefferson (Botafogo)
Mbrojtës
Adriano (Barcelona)
Dani Alves (Barcelona)
David Luiz (Chelsea)
Fabio Santos (Corinthians)
Leandro Castan (Roma)
Rever (Atletico Mineiro)
Thiago Silva (Paris Saint-Germain)
Mesfushorë
Arouca (Santos)
Giuliano (Dnipro Dnipropetrovsk)
Kaka (Real Madrid)
Lucas (Sao Paulo)
Paulinho (Corinthians)
Ramires (Chelsea)
Sandro (Tottenham Hotspur)
Thiago Neves Fluminense)
Oscar (Chelsea)
Sulmues
Hulk (Zenit St Petersburg)
Leandro Damiao (Internacional)
Neymar (Santos)
/Telegrafi/