Karanka: Varane e meritoi golin
Numri dy i Real Madridit, Aitor Karanka, është i ngazëllyer për golashënuesin Raphael Varane, pas golit të tij në barazimin 1-1 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.“Të fillojmë me Rafa, ai nuk mund të bënte më mirë se kaq. Ai shënoi një gol dhe na dha barazimin. Të përcjellësh progresin e tij është kënaqësi, pasi ai po ashtu bart një kokë të mirë mbi shpatulla”.
“Me skuadrën me të cilën ne duhej të luanim në fillim, çdokush e ka bërë punën mirë. Ne jemi të kënaqur me këtë ndeshje”, ka thënë Karanka. /Telegrafi/