Kasami viktimë e rrjetit të dobët të internetit

0:55 / 1.02.2013
Mesfushori ofensiv shqiptar, Pajtim Kasami, është pritur që në ditën e fundit të afatit kalimtar të huazohej te klubi italian, Pescara. Mirëpo, kalimi i futbollistit të Fulhamit në Serie A nuk ka ndodhur më 31 janar.

20-vjeçari nga Struga që mbron ngjyrat e Zvicrës nuk do ta zhvillojë pjesën e mbetur të sezonit në Kampionatin italian, sepse transferimi i tij dështoi, jo për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagës, çmimit të transferimit apo problemeve me fitnes, por për shkak të lidhjes së dobët të internetit.

Superagjenti Mino Raiola ishte në ATAHotel në Milano dhe në momentet e fundit përpiqej që ta realizonte transferimin, por për shkak të rrjetit të dobët, nuk e bëri një gjë të tillë.

“Nuk pati rrjet për ta finalizuar marrëveshjen...”, ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport duke e fajësuar edhe hotelin për këtë dështim.

“Rregulli thotë se format e transferimeve duhet të plotësohen përmes internetit. Dokumentet për transferimin e Kasamit te Pescara nuk u kompletuan në kohë”.

“Ne e përsërisim se nga ana jonë gjithçka është realizuar në kohë dhe në mënyrën e duhur... Rregullat duhet të ndryshohen. Për mua, të gjitha transferimet janë të rëndësishme, jo vetëm ato si Balotelli ose lojtarët tjerë të mëdhenj”, ka shtuar Raiola. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Pajtim Kasami, Foto: Getty Images
Pajtim Kasami, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.