Keita: Do të kisha fituar më shumë me Realin
Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita, ka pranuar se ai ka mundur të luajë për Real Madridin gjatë karrierës së tij, ku thotë se do të kishte fituar më shumë para se sa te Barcelona. “Barcelona u kthye pas tri viteve të vështira dhe shumë njerëz më kanë thënë të mos nënshkruaj me Barcën”.
“Unë isha i përfshirë në negociata të thella me Real Madridin dhe Juventusin, klube tjera këto që ofruan më shumë para për të më transferuar. Por, unë u kam dhënë fjalën drejtorëve të Barcelonës”, tha Keita. /Telegrafi/