Kolo Toure: Na duhet një trofe për ta mbajtur Mancinin

20:37 / 19.02.2013

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kolo Toure, mendon se skuadra e tij duhet ta fitojë një trofe këtë sezon, në mënyrë që ta pengojë shkarkimin e trajnerit Roberto Mancini.

Strategu italian është nën presion të madh që nga eliminimi nga Liga e Kampionëve (që në fazën grupore) dhe mbetja shumë prapa liderit Manchester United (12 pikë) në garën për titullin e Ligës Premier.

Ndërkaq, gjasat më të mëdha për një trofe i ka në Kupën FA, ku ka arritur në çerekfinale dhe ka një kundërshtar të lehtë, Barnsley, që bën gara në Championship.

“Fitimi i Kupës FA është shumë i rëndësishëm për lojtarët, ndërsa triumfi do ta mbante dhe menaxherin këtu, kjo është e sigurt. Por, para së gjithash nuk duam ta përfundojmë sezonin pa trofe”, ka deklaruar Toure për Daily Mirror. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.