Kontratë e re për Cassanon?

10:24 / 26.02.2013

Interi raportohet se është afër për t’i ofruar kontratë të re sulmuesit Antonio Cassano.

Sportmediaset shkruan se Cassano do ta rinovojë kontratën me Interin deri në qershor të vitit 2016. 30-vjeçari do të nënshkruajë vazhdimin dyvjeçar të kontratës, të vlefshme tre milionë euro në sezon.

Sulmuesi italian ka luajtur 23 ndeshje në Ligë dhe ka shënuar shtatë gola me fanellën Nerazzurre këtë sezon. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.