Koret raciste ndërprejnë finalen e kupës së Maqedonisë

22:38 / 22.05.2013

Finalja e Kupës së Maqedonisë, e cila është dashur të zhvillohej ndërmjet rivalëve të përbetuar nga Tetova, Shkëndija dhe Teteksi, është ndërprerë pak minuta pas fillimit.

Koret nacionaliste dhe raciste nga tifozët shqiptarë dhe atyre maqedonas kanë ndikuar që ndeshja të ndërpritej.

Menjëherë pas fillimit, ndeshja ishte ndërprerë dy herë nga pesë minuta për të vazhduar më pas, para se të ndërpritej definitivisht.

Tifozeria e Shkëndijës besohet se ka brohoritur në slloganet "UÇK", "O sa mirë me qenë shqiptar", "Shqipëri Etnike", teksa këto thirrje nuk janë pritur mirë nga tifozët maqedonas që janë kundërpërgjigjur me kore raciste anti-shqiptare.

Vendimi i Federatës Maqedonase të Futbollit (FFM) që të mos zhvillohet kjo ndeshje ka ardhur pas konsultimit me kryesitë e të dyja klubeve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.