Kosova U20 merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Valais Youth Cup”

10:48 / 12.06.2013

Nga 12 deri 15 qershor në Qendren Sportive, BOUT DU LAC, në Bouveret të Valaisit, mbahet turneu i madh ndërkombëtar i futbollit për përfaqësueset nacionale të kategorisë U20.

Në këtë turne marrin pjesë skuadrat U20 nga këto shtete: Kosova, Brazili, Egjipti dhe Gana, transmeton albinfo. 

Siç dihet, me ndryshimet e fundit, ende të pamjaftueshme, të qëndrimit të FIFA-s, kombëtareve të kategorisë së femrave dhe të juniorëve u lejohet pjesëmarrja në aktivitetet botërore të futbollit. Prandaj, ardhja e kombëtares U20 të Kosovës në turneun në Bouveret (Valis) është në këtë kuadër.

Ndeshjet luhen të mërkurën nga ora 17:00, Brazili-Egjipti, teksa nga 19:30, Gana-Kosova. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.