Kroos: Pas Barcës, vjen Juve

23:03 / 1.04.2013

Mesfushori i Bayern Munichut, Toni Kroos, ka pranuar se paraqitjet e Juventusit i kanë lënë mbresa dhe mendon se vetëm Barcelona ua kalon Bianconerëve.

“Sipas mendimit tim, Juventusi është ekipi më i fortë pas Barcelonës”.

“Do të jenë shumë të fortë në mbrojtje, si gjithmonë. Mbi të gjitha, është një ekip italian”.

“Kanë një mesfushë të fortë. Po ashtu, e kemi edhe ne. Padyshim se duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj lojtarëve të tyre kryesorë, si Pirlo”.

“Mirëpo, do të jetë e rëndësishme të imponojmë stilin tonë të lojës. Nëse e bëjmë këtë, do ta fitojmë ndeshjen”, ka deklaruar 23-vjeçari në një konferencë për media. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.