La Liga fillon me derbi
Sezoni i ri në kampionatin spanjoll, La Liga, do të nis me superderbin në mes kampionit në fuqi të Spanjës, Real Madrid dhe Valencias, takim ky që të dielën mbrëma në zhvillohet në tempullin e mbretërve, Santiago Bernabeu. Në fakt, sezonin e ri të kampionatit spanjoll do ta hapë përballja në mes Celta Vigos dhe Malagës, ndeshje kjo që do të zhvillohet sonte në orën 19:00.
Nga ana tjetër, rivali i përbetuar i Real Madridit, Barcelona, edicionin e ri do ta nis para katalanasve në Camp Nou ndaj Real Sociedadit.
La Liga/ Java e parë
Të shtunën takohen:
19:00 Celta de Vigo - Malaga
21:00 Sevilla - Getafe
23:00 Real Mallorca- Real Espanyol
Të dielën takohen:
19:00 Athletic Bilbao- Real Betis
19:00 Real Madrid - Valencia
21:00 Barcelona - Real Sociedad
23:00 Levante - Atletico Madrid
Të hënën takohen:
19:00 Deportivo La Coruna - Osasuna
21:00 RayoVallecano- Granada
23:00 Real Zaragoza - Real Valladolid
/Telegrafi/