Lahm: Mbrojtja afër perfeksionit

10:16 / 24.04.2013

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm, e ka cilësuar paraqitjen e mbrojtjes si afër perfeksionimit në fitoren 4-0 ndaj Barcelonës, në Ligën e Kampionëve.

“Natyrisht se mund të reflektoj mbi këtë që ndodhi sot. Ne kemi potencial për ta mposhtur çdo ekip”.

“Paraqitja e mbrojtjes sonë ishte afër perfeksionit, ky ishte çelësi i suksesit tonë në këtë ndeshje”.

Bayerni i shënoi dy gola si rezultat i gjuajtjeve të lira dhe Lahm tha se kjo nuk është aspak e rastësishme. “Të gjithë e dinë faktin se Barcelona ka probleme në ajër”, përfundoi ai. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.