Lampard i kënaqur me golin e 200-të
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se është i kënaqur që shënoi golin e 200-të të tij për Chelsean, në fitoren 2-0 ndaj Fulhamit.“Është e veçantë. Ka qenë një arritje që e kam synuar që moti. Jam i kënaqur që e arrita këtë dhe që është një objektiv i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Lampard për Sky Sports.
“Kam qenë shumë me fat që kam pasur mundësi të luaj në këtë klub për një kohë të gjatë, me lojtarë të mëdhenj dhe me lojtarë që ta servojnë topin në pjatë ndonjëherë, siç bëri Hazardi, i jam falënderues të gjithëve”, përfundoi ai. /Telegrafi/