Lazio në çerekfinale të Kupës

18:10 / 19.12.2012

Skuadra e Lazios është kualifikuar në çerekfinale të Coppa Italia duke eliminuar Sienan pas ekzekutimit të penaltive.

Lorik Cana e vuri në vështirësi ekipin e tij duke shënuar një autogol në minutën e 56-të.

Mirëpo, në minutën e fundit të kohës së rregullt të takimit (90’), Michael Ciani shënoi me kokë për t’i dërguar skuadrat në vazhdime.

Edhe pas vazhdimeve rezultati mbeti 1-1, ashtu që u desh të ekzekutoheshin penaltitë, me ç’rast më efektivë ishin lojtarët e ekipit nga Roma.

Te Siena nga minuta e parë u angazhua Erjon Bogdani, i cili u zëvendësua më vonë nga Larrondo.

Në çerekfinale, Lazio do të luajë kundër Catanias, e cila e eliminoi Parman. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.