Lazio zgjeron plagët e Interit

22:51 / 8.05.2013

Interi nuk di të ndalet, jo për atë që njihet ky klub, për fitore, por për disfata. Kjo pasi Lazio i ka shkaktuar Interit humbjen e 15-të këtë sezon në Giuseppe Meazza me rezultat 3-1.

 Guarin dhe Cambiasso startuan nga fillimi, ndërsa Alvarez dukej tejet në formë. Ishte Alvarez ai që shmangu titullarin shqiptar te Lazio, Lorik Canën, për të lansuar një goditje fenomenale në drejtim për Marchettit, e të cilën mezi e ndali ky i fundit.

Interi vazhdoi me dominimin e plotë në pjesën e parë, por Lazio kaloi i pari në epërsi.

Pas një harkimi në zonë, një dalje të gabuar të Handanovic e shfrytëzoi Floccari për të shënuar pa vetëdije në portën Nerazzure për 1-0 (22’).

Në vazhdim Interi edhe më shumë intensifikoi përpjekjet dhe kërkoi golin. Pas një harkimi në zonë ishte Ricky Alvarez ai që me kokë e konfirmoi formën e tij të lartë për 2-0 (33’).

Fati i keq i përcolli Nerazzurët në fund të fraksionit. Pas disa rasteve të qind për qindta dhe një shtylle të qëlluar nga Cambiasso, ishte Hernanes ai që nga pika e bardhë (45’ +4) realizoi për 2-1 dhe epërsinë e Lazios në pjesë të parë.

Në pjesën e dytë Interi bëri edhe më tej përpjekje për të barazuar, por me lojtarë të akademisë (Pasa dhe Garritano) që u inkuadruan gjatë ndeshjes, nuk mund të bëhej diferenca.

Këtë e konfirmoi Onazi (76’) që shënoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar për fitoren e Lazios.

Lazio ka 55 pikë në pozitën e shtatë dhe po lufton për Europa League me Udinesen në super formë, teksa Interi lutet të përfundojë sezoni sa më shpejt. Nerazurrët janë në pozitën e tetë dy javë pa përfunduar sezoni më i keq ndoshta në historinë e një prej klubeve më të mëdha në botë. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.