Lippi nuk mendon për Realin

22:21 / 27.12.2012

Trajneri i Guangzhou Evergrande, Marcello Lippi, ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të zëvëndësojë Jose Mourinhon te Real Madridi.

 Zinedine Zidane kishte deklaruar se Lippi është njeriu i duhur për të marrë në drejtim Real Madridin, por është vet protagonisti ai që hedh poshtë këto zëra.

“T’i bashkohem Realit pas këshillës së Zidanes? Nuk do ta bëj këtë. Jo pse nuk më pëlqen të jem i lidhur me një klub të madh si Reali, por nuk ka asgjë konkrete”, është shprehur Lippi. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.