Liverpool pas Zarate

10:01 / 30.01.2013

Liverpooli është duke menduar një transferim të vonshëm dhe të befasishëm për sulmuesin e Lazios, Mauro Zarate.

Daily Express shkruan se Liverpool duhet të mposhtë rivalët e Ligës Premier, Sunderland dhe Stoke City, të cilët besohet se po ashtu janë të interesuar në lojtarin.

Dhe Lazio mund të jetë e gatshme të ndahet me Zaraten, pasi klubi italian dëshiron të ulë harxhimet dhe të krijojë më shumë hapësira të reja në skuadër. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.