Liverpooli fantastik

17:54 / 19.01.2013

Liverpooli i është kthyer fitores pas humbjes në derbin e javës së kaluar nga Manchester Unitedi. ‘Të Kuqtë’ kanë regjistruar fitore prej 5-0 kundër Norwich Cityt.

Në takimin e zhvilluar në Anfield, Jordan Henderson i kaloi vendasit në epërsi (26’), ndërsa Luis Suarez e dyfishoi rezultatin (36’) me golin e njëzet sezonal në të gjitha garat.

Daniel Sturridge shënoi golin e merituar pas goditjes së Stewart Downing (59’), derisa pas një veprimi të mirë të Glen Johnson, Steven Gerrard shënoi golin e katërt të Redsave (66’).

Një top të Raheem Sterling, Ryan Bennett e dërgoi në portën e skuadrës së tij (74’).

Liverpooli barazohet me pikë me Arsenalin që gjendet në pozitën e gjashtë, megjithatë Topçinjtë kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.