Liverpooli nuk interesohet për Sneijder

17:53 / 31.12.2012

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, nuk është në planet e menaxherit të Liverpoolit, Brendan Rodgers.

Futbollisti holandez, sipas të gjitha gjasave, do t’i braktisë zikaltrit në afatin kalimtar të janarit, ndërsa klube të ndryshme nga Liga Premier përfolen si pjesë e të ardhmes së tij.

Ndër to është edhe Liverpooli, megjithatë The Sun njofton se Redsat nuk janë të interesuar për mesfushorin kreativ. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.