Liverpooli nuk meritoi asgjë
Liverpooli nuk meritoi asgjë në humbjen prej 3-1 nga Stoke City – ka deklaruar menaxheri i Redsave, Brendan Rodgers.Trajneri është shprehur i zhgënjyer për mënyrën e pranimit të golave duke thënë se skuadra e tij duhet të mbrohet mirë nëse dëshiron të fitojë pikë.
“Ishte një fillim i shkëlqyer për ne, morëm penaltinë e parë, mirëpo pranuam gola të dobët”.
“Mendoj se të tre golat kanë qenë të lehtë për t’u mbrojtur... Ishte një zhgënjim i vërtetë... Në nuk merituam asgjë”, ka thënë Rodgers për Sky Sports. /Telegrafi/