Liverpooli serioz për portierin Butland
Liverpooli po shfaqet seriozisht i interesuar për transferimin e portierit anglez, Jack Butland, teksa Arsenali po përgatitet që të bëjë një ofertë prej 10 milionë eurosh për Pepe Reinan.Goal.com raporton se Redsat kanë kontaktuar me Birmimghamin për transferimin e Butland jo më larg se në janar.
Lartë në listën e Liverpoolit për pozitën e portierit janë Ali Al-Habsi dhe Michel Vorm i Swanseas, teksa e ardhmja e Reinas shihet të jetë larg Anfieldit.
‘Të Kuqtë’ duhet të bëjnë gati 15 milionë funte për Butland, i cili konsiderohet një prej portierëve më të talentuar në Angli. /Telegrafi/