LK: Shaqiri dhe Mata më të mirët e javës

16:19 / 6.12.2012

Xherdan Shaqiri ka arritur të futet në ekipin më të mirë të Ligës së Kampionëve të zgjedhur nga Eurosport, pas paraqitjes së shkëlqyeshme për Bayern Munichun ndaj BATE Borisov të mërkurën mbrëma.

Shaqiri ka bërë paraqitjen e tij më të mirë që kur i është bashkuar gjigantit gjerman verën e kaluar nga Baseli, duke asistuar në njërin dhe duke shënuar një gol tjetër për Bayernin.

Mesfushori kosovar, i cili ka marrë notën 9 nga ekspertët dhe 7.4 nga publiku, shoqërohet në mesfushë edhe nga ylli i Chelseat, Juan Mata, i cili po ashtu ka notën 9 nga ekspertët, më e larta në formacion.

Mata ishte në listën e shënuesve në fitoren 6-1 të Chelseat ndaj Nordsjaelland, dhe ka marrë me vete në ekipin më të mirë edhe dy bashkëlojtarë, mbrojtësi David Luiz, i cili shënoi një gol, dhe sulmuesin Fernando Torres, autor i dy golave, edhe pse kampioni i Evropës u eliminua nga gara elite evropiane.

Torres në sulm ka për partner yllin e Real Madridit, Critiano Ronaldon.

Borussia Dortmund kontribuon në formacionin e javës me dy mbrojtës, të djathë dhe të majtë.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e Ligës Premier e zgjedhur nga ekspertët e Eurosport:

Portier: Mário Felgueiras (CFR Cluj - Ekspertët 8, Publiku 7);

Mbrojtës: Oliver Kirch (Borussia Dortmund - Ekspertët 7, Publiku 7.4); Thiago Silva (Paris St-Germain - Ekspertët 8, Publiku 7.7); David Luiz (Chelsea - Ekspertët 8, Publiku 7.4); Marcel Schmelzer (Borussia Dortmund - Ekspertët 7.6, Publiku 9);

Mesfushor: Xherdan Shaqiri (Bayern Munich - Ekspertët 9, Publiku 7.4);

Mesfushorë të avancuar: Andriy Yarmolenko (Dynamo Kiev - Ekspertët 8, Publiku 9); Juan Mata (Chelsea - Ekspertët 9, Publiku 7.9); Kris Commons (Celtic - Ekspertët 8, Publiku 7.1);

Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid - Ekspertët 8, Publiku 7.3); Fernando Torres (Chelsea - Ekspertët 8, Publiku 8).

Formacioni: 4-1-3-2

                Felgueiras

Kirch – Silva – Luiz – Schmelzer

                 Shaqiri

Yarmolenko – Mata – Commons

          Ronaldo – Torres

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.