Llorente: Do të largohem nga Bilbao

12:09 / 5.12.2012

Fernando Llorente ka zbuluar se ai do të largohet nga Athletic Bilbao në fund të sezonit, pasi kontrata e tij të përfundojë.

“Le ta qartësojmë se ky nuk është një vendim ekonomik. Oferta e Athletic ishte e pa-rezistueshme”.

“A është vendimi i sigurt? Po, e kam marrë këtë vendim kur kam luajtur ndeshjen e parë në San Mames në Europa League (në gusht) duke parë gjithë këtë situatë që ka rrjedhë”.

“Kjo më ka zemëruar dhe vendosa të mos rinovoj. Po ashtu doja të fitoj gjëra të tjera. Kam qenë kampion i Evropës dhe Botës, kam luajtur për disa vite në nivel të lartë”, ka thënë Llorente.

Për sulmuesin spanjoll interesim kanë shprehur një varg klubesh, mes të cilëve Juventus, Manchester City dhe Arsenal. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.