LO: Bolt dhe Xhamajka thyejnë rekord të ri në 4x100m
Ekipi vrapues i Xhamajkës në garën 4x100 metra ka thyer rekordin botëror, derisa Usain Bolt ka fituar medaljen e tij të tretë të artë në Lojërat Olimpike.Ishte i njëjti kuartet nga Xhamajka i përbërë prej Nesta Carter, Michael Frater, Yohan Blake dhe Bolt, që shënoi rekordin e kaluar botëror prej 37.04 në kampionatin botëror të vitit të kaluar në Daegu.
Skuadra e Shteteve të bashkuara e përbërë prej Trell Kimmons, Justin Gatlin, Tyson Gay dhe Ryan Bailey fitoi të artën duke barazuar rekordin e vjetër, 37.04.
Kanadaja përfundoi e treta, por u diskualifikua, duke lënë atletët me lot në dysheme, pasi medalje e bronztë shkoi për Trinidad dhe Tobagon. /Telegrafi/