Londra është e kaltër (Video)

16:23 / 20.01.2013
Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Arsenalit në derbin e Londrës të zhvilluar në Stamford Bridge.

Ndeshja nga minuta e parë ishte e jashtëzakonshme. Rreshjet e mëdha të borës në Londër nuk penguan aspak që ndeshja të jetë e një intensiteti të lartë.

Arsenali e kishte mundësinë e parë në këtë takim, por Giroud nga një pozitë ideale dështonte të shënonte.

Menjëherë në sulmin e radhës, pas një fauli ta paakorduar të Ramires, ishte Hazard që me një pasim fantastik e gjeti të lirë Juan Matan që pa problem shënoi për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve vendas.

Në vazhdim Chelsea dominoi totalisht, duke u shfaqur tejet rrezikshëm para portës. Ramires u gjend papritmas i vetmuar në zonë, por atë nga goli e ndali Wojciech Sczesny që u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen e tij.

Nga pika e bardhë i ftohtë si akulli u tregua Frank Lampard, i cili (16’) shënoi për 2-0 dhe epërsinë solide të Chelseat.

Me këtë rezultat mbaroi dhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi takimi.

Arsenali i është qasur më mirë pjesës së dytë. Një pasim të hatashëm të Santi Cazorlas më së miri e shfrytëzoi Theo Walcott, i cili realizoi për 2-1 me mjeshtri, për të kthyer në lojë Arsenalin (58’).

Arsenali sulmon dhe disa herë u gjend pranë golit, por edhe Chelesa ishte pranë golit të tretë me anë të Fernando Torres dhe më pas edhe me anë të Demba Bas, i cili dështoi të shënonte në portën e zbrazët.

Në fund një gjuajtje të lirë nga afërsia në mënyrë mjeshtrore e ekzekutoi Thomas Vermaelen, por goditja nuk përfundoi në portë.

Me këtë fitore Chelsea ka 45 pikë në vendin e tretë, kurse Arsenali mbetet në vendin e gjashtë me 34 pikë. Lideri Manchester United i ka 45 pikë dhe i shkon Tottenhamit në derbin tjetër të kësaj jave në Ligën Premier. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Frank Lampard, Foto: Getty Images
Frank Lampard, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
Marketing
Video
Tifozat “Kuq e Zi” – një pjesë e koreografisë dhe himni kombëtar
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.