Lucas: Dua të fitoj trofe me PSG-në

17:34 / 7.02.2013

Mesfushori i PSG-së, Lucas Moura, ka thënë se dëshiron të lë gjurmë për klubin dhe të fitojë trofe që t’i bëjë tifozët të lumtur.

“Jam shumë i lumtur këtu. PSG është klub i madh dhe shumë futbollistë të mëdhenj brazilianë e kanë veshur më parë këtë fanellë. Dua të lë gjurmë këtu siç kanë bërë ata”.

“Dëshiroj të fitoj trofe dhe t’i bëj tifozët të lumtur. Ata duhet të jenë të sigurt se kur unë të zbres në fushë, do të bëj më të mirën time dhe me shpresë se në fund do të festojmë së bashku”, ka thënë Lucas për beIN Sport. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.