Lucescu: Mkhitaryan nuk duhet të largohet

19:12 / 1.07.2013

Mesfushori armen është lidhur me një kalim te Liverpooli, Tottenhami dhe Dortmmundi, por trajneri i tij aktual, Mircea Lucescu, mendon se ai duhet të qëndrojë te Schalke.

 Liverpooli besohet se ka bërë ofertë zyrtare për Henrikh Mkhitaryan shumë të kërkuar në mbarë Evropën dhe po ashtu edhe Dortmundit i është refuzuar një ofertë, por Lucescu preferon që ai të qëndrojë në Donbass Arena.

“Unë nuk dua të jap komente. Është vendimi i tij, dëshira e tij. Unë mendoj se ai po bën një gabim të madh”.

“Shakhtari është një klub i fortë. Dhe prapa teje gjithmonë janë 50 mijë tifozë të flaktë. Ne luajmë si ekip, që është faktor pse secilin vit jemi të frikshëm në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Ai duhet ta dijë këtë. I gjithë ekipi i ka ndihmuar që ai të shfaqet në zonën e rrezikshme dhe të shënojë shumë gola”.

“Ne të gjithë e kemi ndihmuar që ai të vijë aty ku është sot. Ndoshta më shumë se të gjithë njerëzit tjerë. Kur ai luajti në kampionat, unë rallë herë e kam zëvëndësuar, i kam ndihmuar që të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë në kampionat. Dhe nëse ai do të gjejë një klub që tejkalon Shakhtarin, atëherë unë e kuptoj dëshirën e tij”, ka deklaruar Lucescu. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.