Lucio: Juve ka 30 Scudetto

17:21 / 15.07.2012
Ish-mbrojtësi i Interit, Lucio, i cili nga ky sezon do të bartë fanellën e Juventusit, ka mbështetur qëndrimin e presidentit të klubit, Andrea Agnelli, rreth numrit të titujve të Serie A që ka fituar Zonja e Vjetër.

Në një deklaratë të fundit, Agnelli ka thënë se Bianconerët nuk i pranojnë metodat e Federatës Italiane të Futbollit për numërimin e Scudettove. Zyrtarisht Juve ka 28 tituj, ndërsa ata i kanë fituar 30 në fushë dhe pretendojnë se i kanë po aq.

“A ka Juventusi 28 apo 30 tituj? Presidenti e ka thënë gjënë e duhur rreth kësaj çështjeje”, ka deklaruar braziliani në një konferencë për media.

Më tej, ai ka theksuar se bardhezinjtë do të jenë konkurrentë të fortë në të gjitha garat në sezonin 2012/2013, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Juventusi do ta fillojë sezonin e ri me ndeshjen e Superkupës ndaj Napolit më 19 gusht. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 Lucio
Lucio
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.