Luiz: Askush nuk i do kritikat

17:05 / 12.12.2012

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, e ka pranuar faktin se kritikat që ka marrë kohën e fundit e kanë bërë të ndihet keq.

“Në një klub të madh, kur ju keni momente të këqija, duhet të jeni të fortë. Është e natyrshme që askush nuk i do kritikat. Ato ndikojnë tek ju dhe kjo gjë nuk ju pëlqen. Unë nuk jam i lumtur për këtë, por më intereson sepse kjo është puna ime”.

“Ju e pyesni vetën gjatë tërë kohës, pse po e thonë këtë? Unë e jap maksimumin nga vetja, si nuk mund ta shohin ata që unë po mundohem”, ka thënë Luiz për The Daily Mirror. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.