Maldini: Juve, Inter dhe Napoli luftojnë për titull

14:08 / 14.12.2012

Legjenda dhe ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, beson se gara e vërtetë për Scudetto do të zhvillohet në mes Juventusit, Interit dhe Napolit, ndërsa për Milanin ka thënë se i nevojitet ende kohë.

“Milani do ta ketë vështirë ta sigurojë vendin e tretë dhe nuk besoj se ekipet si Fiorentina, Roma e Lazio do ta lejojnë këtë”.

“Lufta për Scudetto? Mendoj së është luftë mes tri skuadrave, Juventusit, Interit dhe Napolit”.

“Milani nuk luajti mirë në fillim të sezonit. Ndryshimet e lojtarëve që kanë bërë ata janë enorme. Atyre ju duhet vetëm pak durim dhe asgjë më shumë”, ka thënë Maldini për Tuttosport./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.