Malesani, trajneri i ri i Palermos

9:25 / 6.02.2013

Alberto Malesani është emëruar trajneri i ri i Palermos, ka konfirmuar klubi nga Serie A.

Malesani ka zëvendësuar Gian Piero Gasperinin, i cili u shkarkua nga klubi këtë javë për shkak të rezultateve të dobëta.

“Palermo ia ka besuar kujdesin për ekipin e parë Alberto Malesanit. Trajneri 59-vjeçar do ta drejtojë seancën e parë stërvitore sot dhe do të prezantohet në Boccadifalco nesër në mëngjes”, ka shkruar në deklaratën e mbrëmshme të Palermos. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.