Man Utd insiston për Eriksen

9:20 / 18.01.2013

Manchester United vazhdon ta përcjellë situatën e mesfushorit të Ajaxit, Christian Eriksen.

Danezi së fundi përjashtoi mundësinë e largimit nga Ajaxi, por kjo nuk ka larguar interesimin e Djajve të Kuq.

Daily Express shkruan se Eriksen vazhdon të jetë cak për United, dhe menaxheri Sir Alex Ferguson nuk ka hequr dorë nga ai.

Ferguson vazhdon të jetë në treg për një mesfushor të ri. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.