Mancini: Duhet t’i zgjedhim përforcimet që tani
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se klubi duhet të fillojë t’i zgjedh përforcimet e verës që tani, sepse nëse fillojnë t’i kërkojnë në maj atëherë do të jetë e pamundur të gjejnë lojtarë të mirë.”Vitin e kaluar nuk patëm sukses në tregun e transferimeve. Është e rëndësishme që të fillojmë tani. Tani është koha ku mund t’i afrojmë disa lojtarë të mirë për sezonin e ardhshëm”.
”Kam takime me Txiki Begiristain, çdo javë dhe ne flasim për verën”.
”Do të jetë më e lehtë t’i marrim lojtarët në verë nëse tani punojmë shumë, mirë dhe shpejtë. Nuk mundeni që të kërkoni lojtarë në maj sepse nuk është më asnjë lojtarë i mirë dhe është e pamundur pastaj”, ka thënë Mancini./Telegrafi/