Mancini: United prapa, jemi larg titullit
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se titulli i Ligës Premier për ekipin e tij është shumë larg kjo për shkak se Manchester United është vënë në përcjellje. “Nuk kemi arsye për të pasur presion. Ne kurrë nuk kemi menduar se mund ta fitojmë titullin në janar ose shkurt”.
“Ligën Premier mund ta fitoni në fund të prillit, jo tani. Është e pamundur të qëndrosh në top pesëshe pesë muaj dhe të mos kesh probleme. Nuk do të jetë lehtë, sidomos kur ke rival Unitedin. United është mësuar duke qenë në maje që 20 vitet e fundit”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/