Mancini: Zënka me Balotellin, jo ashtu si mendoni

18:02 / 4.01.2013

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka hedhur poshtë bujën e krijuar nëpër mediat britanike për zënkën e tij me Mario Balotellin, duke thënë se nuk ishte asgjë serioze.

Imazhet treguan se Balotelli ishte përleshur me Mancinin pas ndërhyrjes që sulmuesi bëri në në Scott Sinclair dhe ishte stafi që qetësoi gjakrat.

“Mario bëri një ndërhyrje të ashpër që unë do të kisha preferuar ta shoh në lojë dhe jo në stërvitje. Unë kam kërkuar nga ai të largohej nga fusha, ai tha ‘jo’ dhe kështu unë e kapa. Ajo që ndodhi nuk ishte asgjë më shumë se aq”.

“A do të ketë Mario më shumë shanca tani? Unë do t’i jap atij 100 përqind mundësi të kthehet në fushë kur ai të përmirësohet dhe të vazhdojë të punojë shumë për këtë klub”, ka thënë Mancini.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.