Maradona: Mourinho ia bëri mirë Casillasit

9:01 / 31.12.2012

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, ka deklaruar që vendimi i Mourinhos për ta lënë rezervë Casillasin ishte i duhur dhe se ai ka të drejtë ta bëjë atë.

”Mendoj se Mourinho ia bëri mirë Casillasit që e la rezervë. Mourinho është bossi. Kjo gjë ka përfunduar dhe nuk ka rëndësi a ka fituar ai, a ka barazuar apo ka humbur”.

”Mourinho është trajneri dhe nuk ka rëndësi se çfarë mund të thotë Casillasi apo dikush tjetër. Kur ju punësoni një trajner, duhet të qëndroni pas vendimeve të tij, nëse ai e zgjedh një portier, qëndroni pas tij, nëse ai e zgjedh një mbrojtës, qëndroni pas tij”, ka thënë Maradona./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.