Marquinhos afër PSG për 35 milionë euro?

16:00 / 18.07.2013

Qendërmbrojtësi i Romës, Marquinhos, është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me PSG-në, të cilët thuhet se do të paguajnë 35 milionë euro për të.

Të dy klubet janë në negociata të avancuara për strukturën e marrëveshjes, që pritet të përmbyllet brenda 48 orëve.

Mediat franceze besojnë se Marquinhos tashmë është pajtuar në princip me kampionin e Francës dhe se shumë shpejtë do ta firmosë kontratën.

Në garë për 19-vjeçarin është edhe Barcelona, të cilës i është refuzuar oferta e parë prej 20 milionë eurove. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.