Mata dëshiron një verë të përkryer
Mesfushori i Chelseat dhe Spanjës, Juan Mata, shpreson të mbyllë “verën e përkryer” duke fituar medaljen olimpike në Londër.Ish-lojtari i Valencias fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe Euro 2012 me Spanjën, dhe tash do të luajë në Lojërat Olimpike si një prej tre lojtarëve mbi moshën 23-vjeçare që mund të përfshihen në garë.
“Duket sikur ne duhet ta fitojmë medaljen e artë edhe pa luajtur, dhe nuk është kështu”, ka bërë shaka Mata për epitetin e favoritit të Spanjës.
“Ka edhe ekipe të tjera të fuqishme, të cilat kanë ekipe që mund të luftojnë për titullin. Ne duhet të jemi të izoluar nga këto pritje. Ne duam t’ia dalim sa më mirë, por ne e dimë se do të jetë vështirë”.
“Personalisht kam pasur një sezon fantastik, dhe nëse ne fitojmë, do të ishte një verë e përkryer dhe një sezon i parë në Angli nga i cili nuk do të mund të kisha kërkuar më shumë”, ka thënë Mata. /Telegrafi/