Mata: Duhet të jemi të bashkuar

9:31 / 5.12.2012

Mesfushori i Chelseat, Juan Mata, thotë se lojtarët e dinë se tifozët nuk e pëlqejnë menaxherin e ri, Rafa Benitez, por më e rëndësishme sipas tij është ata të jenë të bashkuar si ekip në këto momente të vështira.

“Nuk jam lopë, andaj jam i vetëdijshëm. Tifozët janë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Detyra ime, detyra jonë është të luajmë mirë dhe të fitojmë. Unë për kaq shqetësohem”.

“Gjithmonë përpiqem të fokusohem në atë çfarë bëj, asgjë tjetër. Nëse duam të fitojmë, nëse duam të ngremë trofe këtë sezon, duhet të jemi të bashkuar, të luftojmë si bashkësi në ekip”, ka thënë 24-vjeçari. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.