Matthaus: Juve mund ta fitojë LK-në
Ish-mesfushori i Interit dhe Bayern Munichut, Lothar Matthaus, ka thënë se nëse Juventusi arrin ta mposhtë Bayernin, atëherë edhe do ta fitojë Ligën e Kampionëve. “Nëse Juventusi e mposht Bayern Munichun, atëherë ata do ta fitojnë edhe Ligën e Kampionëve. Do të jetë një sfidë shumë interesante të dy ekipeve që janë në nivel të njëjtë”.
“Nuk e shoh Bayernin si favorit, sepse Juventusin që e kam parë ndaj Celticut ka qenë shumë i fortë. Nëse Bianconerët e eliminojnë Bayernin, do ta fitojnë Ligën e Kampionëve, për shkak se besimi në atë rast do të ishte i jashtëzakonshëm”, është shprehur Matthaus.