Mazreku kthehet në fund të prillit

18:07 / 7.02.2013

Qendra e Pejës, Blerim Mazreku, ende duke u rikuperuar pas lëndimit që pësoi në xhiron e dytë ndaj Sigal Prishtinës. Ai pret të rikthehet në fazën vendimtare për Kupë dhe për ‘play-off’ në fund të muajit prill.

“Mjeku më ka thënë se do të rikthehem pas gjashtë muajsh. Pra, pres që të rikthehem në fund të prillit. Kjo është shpresa ime që të rikthehem në fazën përfundimtare”.

“Sipas programit mund t’i bashkohem skuadrës nga 15-20 prilli, kurse nga 1 prilli do të fillojë të vrapoj. Shpresoj që të rikthehem për Pejën dhe të fitojmë Kupën dhe titullin”, ka deklaruar Mazreku për Kohën Ditore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.