Mazzarri trajner i Interit?

23:06 / 22.05.2013

Sipas të gjitha gjasash Interi nga sezoni i ardhshëm do të ketë trajner i ri dhe ai do të jetë Walter Mazzarri.

Mediat italiane raportojnë se Interi tashmë ka vendosur që Mazzarri ta drejtojë ekipin nga sezoni i ardhshëm.

Një konfirmim të tillë e jep analisti Gianluca Di Marzio, i cili në Sky Sport Italia ka pohuar se është punë orësh kur Mazzarri do të zyrtarizohet si trajner i Interit, pasi edhe deri në detajet më të vogla Mazzari është pajtuar me klubin nga Giuseppe Meazza.

Di Marzio ka hedhur poshtë lidhjet e Interit me Mancinin, duke thënë se kjo hipotezë nuk është reale.

Mazzarri në postin e trajnerit të Interit do të zëvëndësojë Andrea Stramaccionin, i cili përkundër faktit se e ndërpreu serinë epike të pamposhtshmërisë së Juventusit, nuk ka arritur të fitojë besimin e drejtuesve me vendin e nëntë në tabelë pas përfundimit të sezonit. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.