Meha, gol dhe asist te Paderborni

21:36 / 16.02.2013

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha, realizoi gol nga penaltia dhe dha asistin e golit të parë, në fitoren prej 2-0 kundër Erzebirge AUE-së.

Mesfushori 27-vjeçar e nisi ndeshjen si titullar dhe në minutën e 28-të të ndeshjes dha një pasim perfekt për Feistamelin, i cili i vetëm përballë portierit nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Në minutën e 40-të të ndeshjes, Paderborni fitoi një njëmbëdhjetëmetërsh, të cilin e ekzekutoi mjeshtërisht mesfushori kuqezi. Ai gjuajti zhagaz në krahun e djathtë, ndërsa portieri u hodh në të majtën.

Ky ishte goli i tretë për këtë sezon i Mehës dhe i dyti radhazi, pasi ai shënoi edhe javën e kaluar, madje një eurogol po të marrësh parasysh shkallën e vështirësisë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.