Messi: Bayerni shumë më i fuqishëm këtë vit

13:51 / 23.04.2013

Lionel Messi ka paralajmëruar se Bayern Munich do të ketë një “motivim shtesë” në ndeshjen e sotme kundër Barcelonës dhe se ata janë “më të fuqishëm se vitin e kaluar”.

“Cilido kundërshtar në këto gjysmëfinale do të jetë i vështirë, por Bayerni këtë vit ka qenë shumë, shumë i mirë. Ata kanë luajtur në nivel të lartë dhe kanë shënuar shumë gola”.

“Ata do të kenë motivim shtesë pas asaj çfarë ndodhi në fund të garës së vitit 2012, kur ata u mposhtën nga Chelsea në fushë të vet”.

“Mendoj se dëshira e tyre për ta fituar titullin është edhe më e madhe këtë herë. Dhe Bayerni është një skuadër më e fuqishme këtë vit se atë të kaluarin, sipas mendimit tim”, ka thënë Messi.

Argjentinasi ende nuk dihet nëse do të jetë në gjendje të luajë në takimin e sotëm që zhvillohet në Allinz Arena. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.