Messi është dëshmi se djemtë e mirë mund të arrijnë sukses

21:26 / 12.12.2012

Tenisti zviceran, Roger Federer, ka deklaruar se suksesi i Lionel Messit është dëshmi se ‘djemtë e mirë’ jo gjithmonë përfundojnë të fundit.

Sipas tij, nuk është e domosdoshme që të mbash qëndrim “negativ”, për të pasur sukses.

“Messi dhe unë kemi treguar se edhe pse jemi djem të mirë mund të jemi të suksesshëm”.

“Dhe, në vazhdimësi, mund ta shijojmë edhe më shumë jetën”, ka thënë mjeshtri zviceran për Ole. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.