Messi: Nuk u ndjeva 100 për qind i gatshëm

11:00 / 24.04.2013

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pranuar se nuk u ndje 100 për qind i gatshëm në humbjen e rëndë të pësuar nga Bayern Munichu (4-0), por ka mundur të luajë.

“Ka disa ditë që unë po luaj dhe nuk po ndihem 100 për qind i gatshëm, por nuk isha i lënduar, kështu që munda të luaj”.

“Është 4-0 dhe do të jetë e vështirë sepse ata janë ekip i madh. Por, ne do të mundohemi që të shënojmë dhe të japim më të mirën”.

“Duhet të vazhdojmë. Tani duhet ta fitojmë La Ligan sa më shpejtë”, deklaroi Messi pas ndeshjes. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.