Messi të zgjatë kontratën javën e ardhshme

11:34 / 29.01.2013

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, pritet që gjatë javës së ardhshme ta vazhdojë kontratën e tij ekzistuese me Barcelonën.

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, dëshiron t’ia zgjatë superyllit argjentinas kontratën deri në vitin 2018, teksa është shprehur i sigurt për qëndrimin e Lionel Messit.

“Klubi asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë ofertë për Messin. Jam i sigurt se edhe po të vinte ndonjë, ai nuk do t’i merrte parasysh”, ka thënë Rosell./Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.